Ne sportin e volejbollit, roli i pasuesit shpeshhere eshte vendimtar dhe si rrjedhoje Oliver Marku e di mjaft mire kete gje. Volejbollisti i Vllaznia U21 ka dhene kontributin e tij edhe sot ne fitoren e ketij ekipi ne ndeshjen e trete gjysmefinale ndaj Partizanit dhe kualifikimin ne finale te kampionatit.
Numri 7 i kuqebluve ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, ka vleresuar lojen e shokeve te ekipit dhe njekohesisht ka shprehur besimin se ne finale ndaj Tiranes, Vllaznia do te luftoje fort per ta fituar titullin kampion.
“Jam shumë i lumtur për këtë arritje, pasi kemi vite që përpiqemi ta arrijmë një gjë të tillë. Kemi bërë gabime, por rëndësi ka fitorja. Mendoj se mund të bëj shumë më mirë, por mund të them se jam i kënaqur me përformancën e sotme.
Dua te permend faktin se ne kete takim, shuteret tane kane treguar nje forme shume te mire sportive dhe fale pikeve e shenuara prej tyre ia dolem te fitojme dhe te kualifikohemi per ne finale, ku do te ndeshemi me Tiranen.
Kemi luajtur dy herë kundër ketij ekipi gjate ketij kampionati dhe kemi humbur, por besoj se në finale do të bëjmë një kthese dhe kete here do jete rradha jone per te fituar. Kemi tre vjet qe punojme fort dhe tashme mendoj se ka ardhur momenti t’i gezohemi titullit kampion”- eshte shprehur Oliver Marku./SHKODRA-SPORT.COM/