Tirana ka fituar derbin me Partizanin me rezultatin 1-2, në minutat e fundit pas shumë vitesh.

Në fund të takimit, kur arbitrat kanë qenë duke dalë nga stadiumi, Olsi Rama ka pasur një debat me gjyqtarin kryesor.

Nga videoja dallohet se Enea Jorgji, arbitri kryesor është duke u larguar, por Olsi Rama, drejtori i të kuqve e ka thirrur dhe ai ka shkuar tek ai.

Pyetja qe lind ne fakt eshte nese Jorgji do te bente te njejtin veprim edhe me administratorin e Vllaznise apo te ndonje klubi tjeter? Sigurisht qe jo.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i debatit mes dy palëve.