Goli i brazilianit Silva ne fundin e pjeses se pare ka rezultuar shume percaktues per ekipin e Basanias ne ndeshjen vendimtare te luajtur ndaj ekipit Prestige, sepse ne fund te 90 minutave ka vulosur fitoren 1-0 te saj.
Kjo edhe per merite te te gjithe skuadres bushatase e cila i ka bere mire detyrat mbrojtese dhe meriten me te madhe padyshim qe e kane lojtaret e ketij reparti, por pa lene menjane edhe te tjeret.
Olsi Shema, mbrojtesi shtatelarte i Basanias duke folur pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport” ka vleresuar shume kete sukses qe do t’i ndihmoje ata per vazhdimesine e kampionatit dhe realizimin e objektivit qe ato kane.
“Ishte një fitore për të cilën kishim punuar shumë gjatë gjithë javës dhe ishim shumë të përgatitur, duke ditur edhe humbjen ndaj Prestige në fazën e parë. U munduam të shikonim lojën tonë, nuk mund ta ndryshojmë pjesën e gjykimit.
Nuk duhet të merremi me këtë pjesë, duhet të shikojmë punën tonë, të stërvitemi fort, të luajmë fort, ashtu si luajtëm këtë ndeshje dhe vetëm kështu mund të triumfojmë dhe te arrijme objektivin qe kemi, ngjitjen ne kategorine e dyte”- eshte shprehur mbrojtesi Olsi Shema./www.shkodrasport.com/