Vllaznia do ta nise fazen e katert dhe te fundit te kampionatin me ndeshjen qe do te luaje pasditen e neserme ne Kukes ndaj skuadres vendase. Ajo ndodhet vertete ne vendin e fundit te renditjes, por me kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes dhe fitoren ne kampionat ndaj Laçit, ka treguar se ka ende ambicje per te shpetuar sezonin.

Ne Shkoder e dine mire kete gje dhe prandaj jane duke marre masat per ta pergatitur si duhet kete sfide, pavaresisht edhe mungesave qe do te kene. Trajneri Qatip Osmani ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur se objektivi mbetet i njejti, fitorja e ketij takimi.

“Çdo ndeshje per ne është e rëndësishme. Është e vërtetë që Kukësi është në luftë për mbijetesë, por nuk duhet të ndikohemi nga ky fakt, pasi në ndeshjet e fundit Kukësi ka treguar cilësi, ka fituar kundër ekipeve kualitative, kështu që ne jemi përgatitur për një kundërshtar serioz dhe jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

Sigurisht që presim lojë të vështirë, pasi vetvetiu lufta për mbijetesë sigurisht që e bën të vetën.. Nëse marrim parasysh edhe ndeshjet e mëparshme, Kukësi nuk ka qenë indiferent ndaj kundërshtarëve”./www.shkodrasport.com/