“Ekipi i Dinamos ka krijuar stabilitet ne ndeshjet e fundit, shoqeruar edhe me rezultate te mira, lojera te bukura dhe ka individe te cilet jane te afte qe t’i zgjidhin situatat keshtu qe puna jone eshte t’ia ndalim kete seri rezultatesh pozitive qe ka dhe jemi te gatshem per kete sfide.
Ne e kemi analizuar ndeshjen me Erzenin dhe ndoshta nuk kemi luajtur dhe aq keq sa per te humbur, por ndoshta na ka munguar finalizimi sepse kemi krijuar disa raste te pastra shenimi. Kemi qarkulluar topin mire, por gjithsesi shfaqem disa dobesi te cilat jemi munduar t’i riparojme gjate kesaj jave. Une mendoj se humbja ndaj Erzenit nuk do te ndikoje negativisht sepse kemi edhe nje ndeshje te dyte ndaj tij dhe kualifikimi eshte i mundshem.
Per situaten ku ndodhemi edhe barazimi na vlen ndaj Dinamos, por e perseris se synimi jone eshte te futemi ne fushe per te fituar çdo ndeshje. Duhet te jemi te gatshem ne insistimin e lojes dhe objektivi i Vllaznise padyshim qe eshte fitimi i kesaj ndeshje.
Na rikthehet Boshnjaku, por edhe Hakaj do te jete i gatshem per neser, keshtu do te kemi me shume alternativa ne dispozicion, por nuk mundoj se do te ndryshojme shume gjera sa i takon formacionit”- eshte shprehur Osmani.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: