Një vit më parë te Kukësi shënoi më shumë, por në Belgjikë është tjetër melodi. Gjithsesi Sindrit Guri duhet thënë se të dy golat që ka bërë në ndeshje zyrtare i ka realizuar mjaft të bukur.
Të parin në kampionat ia shënoi Anderlehtit me një finte, ndërkohë që dje shënoi në Kupë kundër Hogstraten. Shkodrani gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e nëntë në fitoren 1-3 që Ostende regjistroi.
Një top i fituar në mesfushë, marrje e topit, shmangie e mbrojtësit kundërshtar dhe “vrastar” përpara portierit. Gjuajtja e gurit shkoi në rrjetë dhe për golin e shënuar vlerësimet kanë qenë pozitive./sport-ekspres/