Momente paniku u regjistrua në duelin mes Sëlltik dhe Aberdin të zhvilluar në fundjavë. Kjogo Furuhashi, ylli i skuadrës prestigjioze skoceze, humbje ndjenjat në fushën e lojës, pas një goditje të dhunshme që mori me kokë gjatë një dyluftimi me futbollistin Slobodan Rubeziç, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0 për Sëlltik.

Japonezi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të mirë, ai ia doli mbanë, teksa të hënën në spital, ai ka treguar se as që e mban mend se çfarë ka ndodhur:

“Nuk e di sa kohë ka kaluar, apo si jam larguar nga fusha. Nuk mbaj mend asgjë… Kur më kanë thënë në spital se gjithçka ishte në rregull, ndjeva se perënditë e futbollit ishin aty për të më mbrojtur”.

Vlen të theksohet fakti se Slobodan Rubeziç u ndëshkua me karton të verdhë dhe loja vazhdoi.