Kristian Panuçi ka dalë sot në konferencë për mediat në prag të takimit miqësor ndaj Uellsit. Trajneri italian, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka qenë shumë i tensionuar dhe pyetjet e replikat e tij me gazetarët, ishin të shumta.

Ka mjaftua një pyetje e gazetarit të “Supersport”, ku e pyet Panuçin se kush është fajtor për këtë situatë në kombëtare deh më pas, shton se nëse do të ishte ai Armand Duka, a do të shkarkonte apo do të mbante Panuçin.

Pas përgjigjes së dhënë, Panuçi i ka kërkuar gazetarit të heqë telefonin nga dora, pasi është mungesë respekti, duke i treguar se është edhe i edukuar vetë. Në fakt, duke parë gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Panuçi, nuk mund të pritet reagim tjetër, pasi flitet që ndeshja me Uellsin, mund të jetë e fundit për të.

Më pas, vetë tekniku Panuçi është kapur me gazetarin duke e konsideruar me ironi “profesor”, ndërkohë që kur vetë gazetari reagon, Panuçi shprehet: Qepe gojën, po flas unë. /vipsport/