Perpos ekipit te pare te Vllaznise, edhe ekipe te tjera te klubit shkodran po hasin probleme te vazhdueshme me arbitrimin kete sezon dhe ankesa e rradhes vjen nga ekipi U19.
Ne ndeshjen e djeshme ndaj Tiranes luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit, shkodranet akuzojne arbitrat se kane akorduar golin e dyte te vendasve ne pozicion jashte loje, nderkohe qe vete Vllaznia U19 ka barazuar rezultatin ne minuten e 90-te, por goli eshte anulluar per gjoja pozicion jashte loje.
Pas nje goditje denimi, topi ka shkuar ne zonen e Tiranes, eshte goditur me koke nga nje futbollist i Vllaznise, me pas nga nje tjeter me kembe dhe portieri vendas ka reaguar duke e grushtuar topin por duke e lene ne zone dhe aty ka perfituar nje tjeter futbollist shkodran qe e ka shtyre ne rrjete.
Por futbollistet 19 vjeçare te Vllaznise nuk kane mundur dot t’i gezohen ketij goli qe do ta çonte ndeshjen ne barazim 2-2 sepse arbitri anesor ka ngritur flamurin per pozicion jashte loje.
Me poshte keni edhe pamjet filmike te ketij momenti dhe mund te gjykoni vete, por duhet thene se trajneri Vioresin Sinani eshte ankuar disa here gjate ketij sezoni per arbitrimet./SHKODRA-SPORT.COM/