Nga Gjergj KOLA
Pas formes shume te mire te treguar me kombetaren U17, sulmuesi shkodran Gabriel Kulla ka beri mire edhe ne kampionatin italian te Seria A te kesaj grupmoshe me ekipin e tij- Sassuolon.
Ne ndeshjen e sotme, e vlefshme per javen e shtate te ketij kampionati, ate ndaj ekipit Spezia, Sassuolo ka fituar me rezultatin 4-1 dhe nje nder protagonistet kryesore te ketij suksesi padyshim qe ka qene sulmuesi kuqezi.
Kulla gjate ketyre 90 minutave ka shenuar dy here, pikerisht golin e pare dhe te dyte per ekipin e Sassuolos duke i hapur rruge ne kete menyre fitores se saj te rradhes ne kampionatin e Seria A.
Per sulmuesin shkodran numri i golave te shenuar pas shtate javesh kampionat tashme ka shkuar ne kater, por me siguri qe ky numer do te vije duke u rritur nga java ne jave sepse forma e tij sportive eshte shume e mire dhe kete po e demostron ne çdo ndeshje qe ai luan.