Murlani diten e djeshme ka pesuar humbjen e rradhes, kur eshte mundur ne fushen e tij me rezultatin 3-0 nga Basania. Tre jave para fundit te kampionatit, kjo skuader tashme edhe matematikisht eshte e rene nga kategoria dhe ajo thjesht po respekton kampionatin, megjithate trajneri- lojtar Vahedin Pepaj shpreh keqardhjen edhe per vazhdimesine e kesaj skuadre qe ne fakt duket e zymte.
Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” ai fillimisht ndalet tek ndeshja e djeshme ndaj Basanias dhe me pas flet edhe per çeshtjet e tjera qe kane te bejne me skuadren per te cilen ai ka bere gjithçka:
“Pas humbjes ndaj Veleçikut ne javen e pare te fazes se dyte, shpresat tona u shuan dhe si rrjedhoje ne thjesht po respektojme kampionatin me keto ndeshjet qe kane mbetur.
Ndaj Basanias e patem te veshtire sepse ajo eshte nje skuader e mire, shume e pergatitur dhe e meritoi fitoren. Pozita e saj nuk eshte e mire ne fakt dhe ne fakt une mendoj se ajo e meriton te ishte tek 3-4 vendet e para te renditjes. Sa i takon Murlanit, ne tashme jemi te rene sepse edhe matematika nuk na jep asnje shprese.
Sa i takon vazhdimesise, nuk shoh ndonje gje konkrete. Ne e kishim ekipin, por me pas pashe nje ftohje te presidences dhe nuk kishin me asnje objektiv. Une e shoh shume te veshtire te ardhmen e ekipit te Murlanit. Jam munduar ta mbaj gjalle kete ekip, por edhe per Akademine dhe mbesim me shpresat qe ne vazhdimesi te behet diçka e mire per te”.(www.shkodrasport.com)