Megi Doçi njihet si një nga vajzat futbolliste më të talentuara në Shqipëri.
Repertori i golave të saj është nga më të ndryshmit, por pa dyshim që ajo ka një konsideratë të veçantë për ato me goditje dënimi.
Pikërisht, në ndeshjen e fundit, lojtarja e Vllaznia lëshoi një silurë nga më shumë se 30 metra, ms sferën që na momentin s fundit përfundoi në rrjetë.
Një realizim i veçantë dhe që me siguri Doçi do ta mbajë mend gjatë.
Sakaq, në sfidën që Vllaznia luajti ndaj Tiranës dhe që e fitoi me rezultatin e thellë dhe dominues 10-0, Doçi ia doli të realizonte një tripletë. /VipSport/