Futbolli luhet per golat dhe kur ata jane te bukur, sigurisht qe entuziasmojne gjithe Boten. Jo me kot, tashme ka edhe çmime se cili eshte goli me i bukur dhe per kete jepen edhe vleresime nga juri te caktuara.

Një realizim për Çmimin Pushkash vjen nga Uruguai. Abel Hernández shënoi një gol të mrekullueshëm për Penãrolin në sfidën ndaj Plaza Colonia në minutën e shtatë shtesë, duke i dhënë fitoren 1-2 skuadrës së tij në këtë përballje të javës së 12-të të ligës uruguaiane.

Hernandez e dërgoi topin në rrjetë me një veprim të rrallë akrobatik, i denjë për të konkurruar për golin e vitit. Ai mori nje top nga e majta e sulmit te skuadres se tij dhe me roveshiate dhe me shpine nga porta, ka arritur ta dergoje ne trekendesh.

Nje gol vertete per çmim. Kujtojme se Penãrol është lider i kampionatit me 27 pikë, i ndjekur nga Cerro Largo me 22 pikë.