Karantina na ka kufizuar për të mos dalë jashtë shtëpive tona, por ka zgjuar te njerëzit në mbarë botën fantazi, që nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë.

Futbollistët shqiptarë kanë provuar të prodhojnë gjëra interesante, me Osmanin e Ditën, që deri tani ruanin ndjeshëm kreun, por Olsi Gocaj “ja ka marrë në kthesë” të dyve.

Mesfushori i Flamurtarit e ka pasion gjuetinë dhe zgjedh ta improvizojë skenën klasike të këtij sporti në shtëpinë e tij. I fshehur pas divanit, ai ndjell rosat e egra në mënyrën tradicionale të gjuetarëve dhe në fund njëra prej tyre përfundon në tokë dhe qeni i Gocajt vrapon ta marrë.

Sigurisht rosat janë lodra, por inskenimi i shkodranit është aq perfekt, sa mund të na krijojnë edhe iluzionin se janë të gjalla. /vipsport/