Objektivi u arrit, Vllaznia e volejbollit te femrava kaloi Barletin dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te kampionatit kombetar. Nje arritje qe ka lumturuar vajzat kuqeblu, por mbi te gjitha trajneren Nora Deda e cila ka kaluar nje sezon shume te veshtire dhe prandaj sonte eshte pare e lumturuar qe ia doli.
Per kete arsye gjate intervistes pas fitores ndaj Barletit, ne syte e saj nuk kane munguar as lotet, lotet e gezimit. Ja si eshte shprehur trajnerja e Vllaznise pas kesaj ndeshje:
“Nuk ishte nje fitore e veshtire, por veshtiresia qendronte ne faktin se ajo ishte e domosdoshme si per skuadren tone, ashtu edhe per skuadren tjeter. Kjo sfida e dyte nuk e pati nivelin e te pares ne Tirane, por e rendesishme ishte fitorja. Jam shume e kenaqur qe arritem objektivin sepse per mua personalisht ka qene nje pergjegjesi shume e madhe.
Ishte nje pergjegjesi para djemve te “Vllaznia Diaspore” qe na kane mbeshtet, pergjegjesi para strukturave te Bashkise Shkoder qe na kane mbeshtetur ne menyre qe ekipi i Vllaznise te vazhdoje te ekzistoje. Ua premtuam vendin e katert dhe e arritem. Ishte nje pergjegjesi per te gjithe ata qe na ndihmuan ne kete sfide qe ne morem. Jam e lumtur qe kjo pune nuk deshtoi, jam e lumtur qe realizova objektivin sepse ka qene nje pergjegjesi shume e madhe per mua”.
Te plote prononcimin e trajneres se Vllaznise Nora Deda mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: