Diten e djeshme ka shfrytezuar nje pasiguri te portierit kundershtar dhe me koke e ka derguar ne rrjete topin e mbetur ne zone duke i dhene ne kete menyre fitoren 2-1 Vllaznise U19 ne ndeshjen ndaj Laçit. E kemi fjalen per mesfushorin Xhoel Hajdari.
Per te, ky ka qene goli i tij i peste ne kete sezon, i katerti ne kampionat dhe ai ndjehet mire qe po arrin te kontribuoje per skuadren, megjithate planet dhe synimet e tij jane per shume me larg. Nje gje te tille e ka bere te ditur edhe ne nje prononcim qe ai ka dhene per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:
“Normalisht që jam i kënaqur për golin e shënuar. Shpresoj që dita-ditës të rris përformancën time dhe numrin e golave. Rëndësi ka fitorja. Morëm një trepikësh shumë të vlefshëm. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Ekipi i parë është një shtysë për mua të punoj më shumë.
Është një ëndërr e imja të jem pjesë e Vllaznisë dhe shpresoj që një ditë ta vesh këtë fanellë kaq të rëndë. Ndeshjen e fundit kundër Lacit e humbëm nga mospërqëndrimi jonë, por rëndësi sot ka 3-pikëshi dhe të vazhdojmë para. Vllaznia do të jetë pretendente në kampionat. Kundër Partizanit do të japim 100% dhe t’i rrëmbejmë vendin e parë”./SHKODRA-SPORT.COM/