Presidenti I FSHF-se Armand Duka ka bere “nje rruge dhe shume pune” sot ne Shkoder. Fillimisht ka patur nje takim me presidentin e Vllaznise Alban Xhaferi, me pas ka zhvilluar nje mbledhje me Shoqaten Rajonale te Futbollit dhe ne fund, nje takim me kryetarin e Bashkise Shkoder Benet Beci.

Me kete te fundit eshte diskutuar ne lidhje me ndertimin e kompleksit te ri sportiv qe pritet te ndertohet ne Shkoder dhe vete Duka ka zbuluar pak gjera nga ky projekt kur per mediat eshte shprehur:

“Do te jete nje takim pune me kryetarin e Bashkise Shkoder per nje projekt- ide per ndertimin e nje kompleksi te ri sportiv tek Ish- Uzina e Telave, e cila i eshte vene ne dispozicion Bashkise dhe Klubit Vllaznia.

Tashme bashkarisht duhet te bejme nje projekt per ta kthyer ate ambjent ne nje qender stervitore. Sipas idese tone eshte qe aty te ndertojme 4 fusha futbolli dhe te gjitha ambjentet e domosdoshme dhe urojme qe sa me shpejt ta kurorezojme dhe pse jo ta perfundojme”./SHKODRA-SPORT.COM/