Shqiperia u kualifikua per ne finalet e Kampionatit Europian “Euro 2024” pa kontributin e Armando Brojes qe ka qene i demtuar dhe tashme ka nje dileme nese lojtari duhet te perfshihet ne planet e kombetares tone per ndeshjet qe do te luhen ne Gjermani apo jo, ngaqe kontributi i tij ne keto eliminatore ka qene zero.
Nje pyetje e tille i eshte bere edhe presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ne nje interviste qe ka dhene gjate dites se sotme per RTSH. Dhe pergjigja e numrit 1 te futbollit shqiptar ka qene e tille:
“Broja eshte nje talent qe nuk na vjen shpesh ne Shqiperi. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal te talenteve dhe kemi luksin te shperdorojme nje te tille. Ai eshte vertete nje talent i madh.
Moskontributi i tij ne keto eliminatore nuk ka ardhur per fajin e tij, por fatkeqesisht per shkak te demtimit. Kjo mungese ia veshtireson punen Brojes edhe ne te ardhmen sepse e para e ka sfiden me veten e vet, me shendetin qe ta kaloje problemin dhe te eci perpara.
E dyta qe te bashkohet dhe te jete organik me nje skuader qe tashme eshte vertete nje grup shume i mire. Une kam besim se nje talent, nje profesionist si ai, do ta gjeje menyren si te gershetohet mire me skuadren. Por e riperseris, ne nuk kemi luksin qe te shperdorojme nje talent si Armando Broja”./SHKODRA-SPORT.COM/