Ndryshimet kane filluar. Ardhja e nje lojtari te huaj siç eshte kanadezi Dube, rritja e interesimit te drejtuesve, po shoqerohet edhe me nje angazhim me te madh te te gjithe lojtareve dhe stafit teknik ne fushen e lojes dhe kjo gje u reflektua edhe ne ndeshjen e sotme ndaj kampioneve te Tiranes qe u fitua me rezultatin 3-1.
Nje merite per te gjithe keto ndryshime qe kane filluar ka padyshim edhe presidenti i shoqates se volejbollit te meshkujve te Vllaznise Aleksander Leqejza qe pas ndeshjes se sotme ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:
“Jam po aq i kënaqur sa të gjithë tifozat. Ekipi na dhuroi një ndeshje mjaft të bukur. Vura re një ndryshim në të gjitha parametrat, krahasuar me ndeshjet e kaluara. Funksionoi mjaft mirë pasi, me të cilin luajtëm mjaft shpejt dhe është një armë shumë e mirë e ekipit, e cila në fakt na ka munguar.
Gjithashtu, mirë funksionoi edhe mbrojtja. Janë dy elemente që besoj se kanë vendosur edhe rezultatin. Duke parë edhe ndeshjen e sotme, kam besim se do të bëjmë hapa të mirë.
Ecim hap pas hapi me objektivin që kemi vendosur vetë, për të bërë një figurë më të mirë dhe për të pretenduar edhe për një renditje më të mirë në fund të kampionatit. Besoj se edhe vetë trajneri i Tiranës e vuri re nivelin e lojës sonë”./SHKODRA-SPORT.COM/