Ditén e sotme do te nise “Final 4” per futbollin e femrave dhe ne fushe do te zbresin kater skuadrat me te mira per te luajtur ndeshjet e para gjysmefinale. Ndryshe nga meshkujt, ato do t’i luajne gjysmefinalet me dy takime, vajtje- ardhje dhe Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare ne kryeqytet ndaj Partizanit.

Ne prag te saj, presidenti Lazer Matija ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ku ka shpjeguar qarte se objektivi i Vllaznise nuk ka ndryshuar as kete sezon dhe ai eshte fitimi i titullit te 11-te kampion.

“Duke patur nje ecuri shume te mire deri tani me te gjitha fitore dhe vetem nje barazim, sigurisht qe do te tentojme titullin kampion, megjithese ndeshjet me kete sistemin e ri kane veçorine e vet sepse jane ndeshje “nokauti” dhe nuk ke kohe per rikuperim. Ndaj Partizanit do te kerkojme te marrim nje rezultat sa me te mire qe ne ndeshjen e pare.

Ndoshta shumekush mendon se Vllaznia nuk ka pse te shpallet kaq shume here kampion sepse mund te demtohet futbolli i femrave ne Shqiperi, por edhe ne nuk kemi asnje model qe ekipi te terhiqet nga suksesi dhe prandaj edhe pse eshte titulli i 11-te qe po kerkojme ta fitojme, ne do ta vleresojme sikur te ishte i pari sepse eshte mundi i ketyre vajzave, eshte investimi i bere, eshte emri i ketij qyteti, historiku i ketij sporti, qe na motivon jo vetem per te fituar titullin e 11-te, por çdo titull qe do te jete ne loje”- eshte shprehur Matija.

Te plote prononcimin e presidentit te ekipit te Vllaznise se femrave Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: