Vllaznia- Tirana per femra eshte sfida e shumepritur qe do te luhet neser ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se 15-te te kampionatit. Kur e permendim kete çift shumekush e ka ende ne mendje sherrin e madh qe ndodhi ne perballjen e tyre ne nentorin e vitit te kaluar ne fushen sportive “Skender Halili”.

Ne keto rrethana, padyshim qe edhe mund te aludohet per ndonje sherr edhe ne sfiden e neserme ne Shkoder, por ne fakt drejtuesit e Vllaznise kane garantuar se kete here do te jete diçka ndryshe. Per nga menyra e organizimit, mikepritja dhe shume gjera te tjera sepse shkodranet dine t’i respektojne miqte ashtu si duhet.

Nje gje te tille e ka garantuar vete presidenti Lazer Matija qe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” do te deklaronte: “Mendoj se do te jete e kunderta e asaj qe ndodhi ne Tirane sepse historikisht Shkodra njihet per mikepritjen, per tolerancen qe ka ndaj ketyre fenomeneve. Ajo qe ka ndodhur ne Tirane, nuk ka pse te ndodhe ketu, sepse ndryshe eshte Shkodra dhe ndryshe eshte çdo ekip tjeter.

Ne po e trajtojme si nje ndeshje te zakonshme kampionati. Ne jemi pergatitur per te luajtur futboll dhe jo per te bere gjeste te tilla siç ndodhen fazen e pare. Ato nuk duhet t’i kujtojme dhe jo me t’i mendojme, sepse nuk i sherbejne ekipit tone, qytetit tone, qe t’i presim ashtu siç na ka pritur Tirana neve”.

Sa i takon sfides ne fushe, presidenti Matija eshte shprehur i bindur se Vllaznia do te futet ne fushe per te fituar ndeshjen dhe per te treguar vlerat e saj si pretendentja kryesore per t’u shpallur kampion edhe kete sezon.

Te plote prononcimin e numrit 1 te ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: