Vllaznia e tij koleksionoi sot edhe trofeun e 10-te rradhazi te Kupes se Shqiperise. Duke mbyllur keshtu nje sezon te jashtezakonshem qe u shoqerua me kualifikimin ne 16 skuadrat me te mira te Europes, fitimin e titullit te 10-te kampion dhe te njejten shifer edhe tek kupa e Shqiperise.
Presidenti Lazer Matija kuptohet qe edhe pas fitores se sotme 4-1 ne finale ndaj Apolonise, ka patur emocione, ndonese keto trofe tashme duken rutine per te dhe skuadren qe ai sponsorizon. Ja si eshte shprehur ai per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje:
“Eshte ndjesi e mire kur merr nje tjeter trofe sepse eshte frut i punes disavjeçare qe eshte bere me kete ekip dhe kurorezimi edhe me kupen, trofeut te dyte me te rendesishem, eshte gezim. Gezim edhe per keto vajza, per stafin dhe te gjithe aktoreve qe merren me kete ekip.
Vertete nuk e filluam mire finalen e sotme, por duhet te dini qe eshte fund-sezoni dhe keto vajza kane mbi shpine nje numer te madh ndeshjesh te luajtura dhe kjo ka sjelle edhe shenja lodhje dhe kuptohet qe ne kete ndeshje te fundit mund edhe te pesosh gol.
Por duke pare kualitetet, lojen per menyren si vazhdoi dhe si rrjedhoje, çdo njeri qe e njeh sadopak futbollin e kupton qe Vllaznia nuk do ta kishte problem fitoren. Ai gol e çoi skuadren nga gjumi dhe reagimi erdhi shpejt duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren. Kjo Vllazni eshte ndertuar per te fituar dhe sukseset e saj do te vazhdojne”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise se femrave Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” permes videos se meposhtme: