Me fitoren e mbremshme ndaj “Prestige”, ekipi i “Basanias” eshte rikthyer serish te marre vendin e pare ne renditje dhe duket shume prane arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e dyte.

Triumfi ne shifrat 1-0 me golin e Silvas, i ka entuziasmuar te gjithe ne kampin e Basanias, por me se shumti njeriun qe e ka ndertuar kete ekip dhe po e financon ate, presidentin Ermir Shimaj. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes ai eshte shprehur:

“Basania është ekip i krijuar me shpirt, me zemër dhe me lojë të pastër, kështu që kjo frymë na ka dhënë sukses. Roli kyç i skuadrës është fryma e grupit dhe gërshetimi i brezave që funksionon shumë mirë. Kemi arritur t’ia dalim deri tani dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm.

Në këtë moment nuk duhet të flasim për ndryshime, por të vazhdojmë detyrën tonë si kemi bërë deri tani, të synojmë të dalim Kampionë të Shqipërisë në Kategorinë e Tretë. Më pas, për sa i përket Kategorisë së Dytë, duhet të kemi riformatime në ekip”- eshte shprehur presidenti Shimaj.

Te plote prononcimin e numrit 1 te klubit “Basania” do te mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: