Kampionati i kategorise se trete eshte bere mjaft interesant dhe pas javes se 8-te te tij jane tre skuadra qe udheheqin me pike te barabarta: Basania, Prestige, Eagle.
Basania fitoi sot me rezultatin e thelle 7-3 ndaj ekipit te Kinostudios dhe duket e vendosur per te ecur ne rrugen e saj plot pretendime drejt kategorise se pare. Duke folur ne lidhje me ndeshjen e sotme, por edhe per objektivat e skuadres, presidenti Ermir Shimaj ne nje prononcim per “Shkodra Sport” eshte shprehur:
“Sot beme detyren. Ne fakt terreni disi i renduar nuk na lejoi qe te arrinim rezultatin qe deshironim, por ia dolem ta mbyllim me sukses kete ndeshje dhe te vazhdojme perpara. Ne ne fakt po punojme per kategorine tjeter, te dyten.
Kategoria e trete mendoj se eshte thjeshte nje tranzit, shpresojme qe te na ecin punet ashtu siç e kemi planifikuar sepse ky ekip duhet te jete baza e ekipit edhe per sezonin e ardhshem ne kategorine e dyte. Jemi disa ekipe ne gare dhe nuk dua te veçoj asnjerin si rivalin tone me te forte”./www.shkodrasport.com/
Te plote prononcimin e presidentit te Basanias Ermir Shimaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: