Vllaznia po ben mire javet e fundit duke arritur 10 rezultate pozitive rradhazi. Skuadra ne merkaton e janarit nuk ka bere ndonje levizje te madhe, ka larguar kater lojtare dhe ka marre dy te tjere, megjithate raportet ne skuader nuk jane prishur, perkundrazi tashme ato duken me te forta se kurre.
Dhe nje merite per kete, ka edhe presidenti Alban Xhaferi dhe drejtuesit e tjere te klubit te cilet kane marre nje vendim shume te rendesishem: Te mos shesin asnje lojtar ndonese ofertat nuk kane munguar per te pakten 4 futbolliste titullare te ketij ekipi.
Nje gje te tille e ka zbuluar vete numri 1 i klubit shkodran ne rrefimin e tij ne PODACAST-in e “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Po ju zbuloj se kemi patur oferta per Alivoden, kemi patur oferta per Smajlin, per Boshnjakun dhe po ashtu kemi patur oferta edhe per Balajn.
Po ashtu kemi patur oferta edhe per disa te rinj, por kemi bere nje vleresim se cila do te ishte perfitueshmeria e klubit nese largojme nje lojtar dhe si do ta zevendesojme ate. Prandaj dhe nuk i kemi finalizuar per keto arsyet e mesiperme, por me kerkesat qe kemi, besoj se ne fund te sezonit do te kemi transferta te disa lojtareve”./SHKODRA-SPORT.COM/