Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, dha një prononcim të shkurtër për mediat teksa u pyet për objektivin e shkodranëve këtë sezon. Kreu i kuqebluve u shpreh me bindje se ekipi i tij do të ketë gjithmon synimin për maksimumin, për sa kohë të jetë ai në drejtim.

“Titulli kampion u intereson të gjithëve. Mua më intereson më shumë se tifozëve, më shumë se gjithë Shkodrës pasi përveç anës së pasionit është edhe pjesa e investimit. Vllaznia do të hyjë gjithmon për këtë qëllim, nuk e vej në diskutim. Sa të jem unë te Vllaznia, gjithmonë do të kemi objektiv titullin dhe kupën, apo kupat e Europës, janë synime të padiskutueshme”, tha Xhaferi.

Njekohesisht numri 1 i klubit shkodran ne prononcimin e tij ka shpjeguar edhe arsyen e perzgjedhjes se Migen Memellit ne postin e trajnerit te Vllaznise. Po ashtu, Xhaferi i eshte pergjigjur edhe pyetjes per merkaton dhe mungesat e disa lojtareve ne stervitjen e sotme.

Por per me shume, te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: