Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prezantimin e futbollistëve në ekipin e Matsumoto Yamaga.Në klubin që luan në kategorinë e dytë të Japonisë, janë prezantuar afrimet e reja të merkatos.

Ambienti i zgjedhur nga vetë klubi për t’i ofruar mirëseardhjen këtyre futbollistëve, ka qenë një amfiteatër gjigand.Tifozë të shumtë në numër kanë festuar për këto afrime, ndërsa për vetë futbollistët, duke u nisur nga atmosfera e krijuar, e gjitha kjo mund të quhet si surpriza e jetës.

Kampionati në Japoni nis gjatë muajit shkurt, por Matsumoto Yamaga ia ka dalë të kthehet në qendrën e mediave europiane. /vipsport/