Ne rinine e tij eshte marre per 5 vite me rradhe me boks, qe nga viti 1991 kur ai eshte rikthyer ne Shqiperi dhe deri ne vitin 1995. Gjate kesaj periudhe eshte shpallur 4 here kampion kombetar me te rinjte dhe 1 here nenkampion. E kemi fjalen per Mondi Ndoun.

Shkodranin i cili tashme eshte bere nje biznesmen i suksesshem ne Angli dhe Gjermani, por duket se pasioni i tij per sportin e boksit ka mbetur ende prezent tek ai. Per kete arsye, ka marre rolin e promotorit duke dashur te ndihmoje boksieret shqiptare ne arenen nderkombetare.

Ka organizuar nje aktivitet model ne dhjetorin e kaluar ne Offenbach te Gjermanise dhe tashme do te organizoje nje tjeter edhe me te madhe dhe me te veçante ne Shkoder, pikerisht me 30 mars. Ne lidhje me kete aktivitet, Mondi Ndou ne nje prononcim nga Frankfurti ekluziv per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Aktiviteti qe do te zhvillojme me 30 mars ne Shkoder eshte i rralle, nga permasat, i rralle nga mediat, nga boksierat dhe personat qe do te jene te ftuar. Mund te permend nje emer te madh te boksit boteror si Roy Jones Jr. Nuk ka qene e lehte ta sjellim ate ne Shqiperi.

Por duke pare ate se çfare kemi bere deri tani dhe seriozitetin tone, ia dolem ta bindim dhe ai do te jete javen tjeter ne Shkoder. Po ashtu do te jene 9 ndeshje shume te forta, interesante dhe qe do te ngjallin shume interes per sportdashesit. Po ashtu ne loje do jene edhe tre tituj te rendesishem per te cilet do te luftojne Kajoshi, Hysa dhe Ikram”.

Per me shume, mund ta ndiqni te plote prononcimin e promotorit Mondi Ndouu ne kanalin tone zyrtar ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: