“Fists of Fire” dhe promotori Mondi Ndou dhuruan edhe nje tjeter aktivitet te bukur, kete here ne Mynih te Gjermanise, ku pati fitore shume te bukura te boksiereve Senad Drini e Arjon Kajoshi, por edhe suksesin e rradhes te Nelson Hyses. Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” njeriu qe po kontribuon shume per boksin shkodran e ka konsideruar nje arritje realizimin e ketyre ndeshjeve ne ringun gjerman.

“Siç e pate, ishin kundershtare te nivelit te larte per boksieret tone dhe kjo eshte ajo çka po kerkoj te bej ne menyre qe ta kuptojne te gjithe shqiptaret se ketu ka boks dhe per kete nuk do te kete me asnje pike dyshimi.

Ndeshja e Drinit u nderpre para kohe per problemet qe shfaqi kundershtar, por besoj se nga menyra si po bente boks Drini do ta fitonte pse jo me nokaut, pavaresisht se kundershtari ishte shume teknik, nje boksier italian qe ka bere ndeshje shume te bukura gjate karrieres se tij.

Po ashtu edhe Kajoshi qe pati perballe nje kundershtar shume te fuqishem, por ia doli te trimfonte. Synimi jone eshte qe te gjejme kundershtare sa me te forte per boksieret tane sepse vetem ne kete menyre mund ta shohim se ne çfare niveli jane ato. Kjo mbremje mua me dha nje kenaqesi shume te madhe”- eshte shprehur Ndou.

Por çfare i pret nderkohe boksieret shkodrane per te ardhmen? Pergjigja e promotorit shkodran eshte kjo: “Jam ne diskutime per nje aktivitet tjeter ne Frankfurt, ne nje nga arenat me te bukura te boksit gjerman dhe po pres pergjigje. Perndryshe jemi ne qershor ne Shkoder me memorialin e boksit ku priten shume supriza. Synimi im eshte te vazhdojme, me hapa te ngadalte, por te sigurte per te arritur ate çfare synojme”.

Te plote prononcimin e promotorit Mondi Ndou mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: