Vllaznia eshte nder skuadrat qe ka pesuar me pak gola kete kampionat dhe merite per kete ka e gjithe skuadra, duke filluar nga portieri dhe deri tek sulmuesi i fundit sepse po i zbatojne si duhet detyrat mbrojtese.
Nje gje te tille e konfirmon edhe vete lojtari me numrin 1 i kesaj skuadre, Kristi Qarri i cili ne nje prononcim per mediat do te shprehej: “Merita e pesimit te pak golave eshte e gjithe skuadres natyrisht qe po i ben mire si detyrat ne mbrojtje ashtu edhe ne ato ne sulm.
Une personalisht jam shume i kenaqur qe po zhvilloj nje sezon te pare si titullar te Vllaznia, por njekohesisht kam edhe nje pergjegjesi shume te madhe sepse mbroj ngjyrat e skuadres se zemres. Eshte privilegj, por edhe pergjegjesi shume e madhe per mua”.
Neser nderkohe Vllaznia do te luaje ne Rrogozhine ndaj Erzenit ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes. Ne lidhje me kete takim portieri Qarri do te shprehej: “Ndeshjen ndaj Erzenit e konsiderojme shume te forte, por ne duhet te pergatisim si duhet, te zbatojme detyrat e trajnerit dhe te hyjme ne fushe per ta fituar. Me pak ndeshje mund te shkosh ne Europe dhe prandaj do ta vleresojme kete ndeshje njelloj si ato te kampionatit”.
Te plote prononcimin e Kristi Qarrit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: