Fundi i ndeshjes mes Dinamos dhe Vllaznisë dhuroi emocione për rastet që krijuan të dy skuadrat dhe episodet e veçanta që sollën në barazimin dramatik 1-1. Një episod në fakt është shumë i veçantë, pasi ka të bëjë me një rast të mirë të humbur nga Çoba, si dhe reagimin e portierit Rexhepi para tij.

Çoba kishte mundësinë në minutën 89 që të shënonte gol pasi mori një pasim të shkëlqyer në të djathtën, pak hapa larg portës.

Por devijimi i sulmuesit ishte i gabuar dhe sfera shkoi jashtë, duke shpërdoruar mundësinë e golit që mund të sillte avantazhin 2-1 e me shumë mundësi edhe fitoren.

Një episod që dëshpëroi shokët e tij të skuadrës që vendosën duart në kokë për rastin e humbur. Çuditërisht edhe portierin Rexhepi, pasi edhe ai reagoi në të njëjtën mënyrë, sepse me sa duket nuk i besohej se kishte shpëtuar pa nxjerrë sferën nga rrjeta në atë episod para portës së tij.

SHIH VIDEON