Gianluigi Donnarumma nuk ka pasur pritjen më të mirë të mundshme në San Siro në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij AC Milan.

Rossonerët kanë mposhtur Paris Saint Germain me rezultat 2-1, derisa Donnarumma është gjuajtur me dollarë nga tifozët vendas në shenj proteste për largimin e tij në vitin 2021.

Tifozët e quajtën atë ‘Dollarumma’ sepse ai nuk nënshkroi një kontratë të re me Milanin, që do të thoshte se klubi humbi një tarifë të madhe transferimi.

Paratë e ‘Dollarumma’ u hodhën pasi ultrasët e Milanit i dërguan një mesazh Donnarummas pak para ndeshjes.Sipas Football Italia , tifozët shkruan: “Ne prisnim mirënjohje nga dikush që si ne tha se kishte vetëm Milanin në zemër, megjithëse i vetëdijshëm se në futbollin e sotëm është e vështirë t’i rezistosh thirrjeve të caktuara”.

“Me siguri edhe Milani meritonte njohjen nga Donnarumma për gjithçka që klubi kishte bërë për të, pasi e zgjodhi atë, e rriti dhe nisi karrierën e tij në Serie A”.

Gjatë momentit kur paratë po binin në drejtim të Donnarumas, kamerat kanë kapur edhe reagimin e Mbappes për paratë e ‘Dollarumma’. Francezi qeshte dhe uli kokën poshtë duke iu dukur një gjest qesharak. /Telegrafi/

https://x.com/adriandelmonte/status/1721982191964405869?s=20