Reali i Madridit është padyshim një nga skuadrat në legjendare në historinë e futbollit.
“Los Blancos” kanë mbushur vitrinën e tyre me trofe, ndërsa tashmë por kërkojnë të përsosin sa më shumë mangësitë e tyre.
Klubi spanjoll e ka çuar së fundmi stërvitjen në një tjetër nivel.
Reali i Madridit ka sjellë robotë në seancat stërvitore për të perfeksionuar goditjet e dënimit.
Me fanellën “galaktikëve” veshur, robotët kanë aftësinë të hidhen në ajër në momentin e ekzekutimin e goditjeve të dënimit, duke e bërë sa më reale këtë të fundit.