Futbolli anglez tregon shpesh se është i një niveli tjetër. Mund të mos jetë i fortë në aspektin taktik si ai italian, por është i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për të dhuruar emocione.
Në fundjavën e Kupës së Anglisë, kompeticion në gjendje të dhurojë ëndrra dhe surpriza, gjithë vëmendja ka shkuar në Nations League, kategoria e pestë e futbollit anglez.
https://twitter.com/Sporf/status/1081615354516905985/photo/1
Chesterfield dhe Ebbsfleet, në fakt, kanë dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe në “Proact Stadium” nuk kanë munguar golat dhe as super heronjtë!
Ebbsfleet, skuadër që ndodhte në mesin e renditjes, ka shkuar në fushën e Chesterfield, që lufton për mbijetesë. Miqtë e kanë nisur shumë mirë ndeshjen dhe e kanë mbyllur pjesën e parë 3-0. Takimi dukej i mbyllur, por kurrë nuk duhet të thuash kurrë në Angli: Chesterfield ka rihapur sfidën në të 64-ën, ka ngushtuar diferencat në 3-2 në të 8-ën dhe ka barazuar 3-3 në të 95-ën.
Por nuk mbaron me kaq: në minutën e 97-të portieri i vendasve është ndëshkuar me karton të kuq për një faull të shkaktuar në zonën e rreptësisë dhe vendin e tij e ka marrë një nga lojtarët që ishin në fushë, sepse zëvendësimet ishin konsumuar. Por penalltia është pritur! E pabesueshme, por ka më shumë…
Crazy end to a crazy game #spireites pic.twitter.com/Y9Ox5epmo9
— Mark Barton (@barty181) January 5, 2019
Lojtari që ka shkuar në portë ka qenë Will Evans, mbrojtësi që realizoi golin e barazimit 3-3 në minutën e 95-të. Një rast më shumë unik se i rrallë, që e ka kthyer Evans në një legjendë të vërtetë! /telesport/