Bota e futbollit është duke u përgatitur për të mirëpritur një nga risitë më të veçanta të 20 viteve të fundit, propozuar nga disa drejtues dhe është në plan për t’u diskutuar gjithashtu nga UEFA dhe organet e larta të FIFA-s.

Fundjavën e kaluar, në Londër mori udhë Botërori i CONIFA, me pjesmarrjen e shteteve që nuk njihen nga FIFA, si Padania, Tibet dhe Panjab.

Një turne me ekipe komplet të panjohura, mbështetur nga një publik mjaft i vogël, por jo-indiferent.

Për të mbështetur Padanian, i vetmi pjesëmarrës “italian”, në të vërtetë ishin vetëm dy tifozë, të cilët megjithatë e shfaqën mbështetjen e tyre dhe kënduan për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Lajmi i vërtetë, megjithatë, ishte ai i përdorimit të kartonit të gjelbër (u nxorr në minutën e 86-të në ndeshjen midis Tuvalu dhe Padania), një masë parandaluese ku arbitri përjashton një lojtar, por e detyron ekipin ta zëvendësojë atë me një nga lojtarët në pankinë.

Ideja e “kartonit të gjelbër” është një çështje shumë e diskutuar nga organet zyrtare të futbollit botëror për muaj të tërë, aq shumë sa që disa federata (duke përfshirë edhe atë shqiptare) e kanë shtyrë për një kohë të gjatë vendimin për tu përdorur në futbollin profesionist.

Me kalimin e kohës shumë prej tyre kanë kuptuar dobinë e vërtetë të kësaj mase parandaluese: jo vetëm që i jep mundësi një gjyqtari që të respektohet më shumë në fushë, duke dënuar ata që ofendojnë apo kërcënojnë arbitrin, por gjithashtu ndihmon trajnerët, pasi zëvendësimi pas nxjerrjes së kartonit të gjelbër nuk llogaritet si një zëvendësim i vërtetë.

Sesa duhe të presim nuk e dimë me siguri, por sigurisht pas futjes së VAR, do të jetë e detyrueshme të familjarizohemi edhe me kartonin e gjelbër. /EDS/