Rocco Vata vazhdon të lërë rregullisht shenjën e tij me fanellën e Uotford, duke treguar se po ambientohet mjaft mirë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke kontribuuar edhe me gola.
Kështu ka bërë edhe sot sulmuesi me origjine nga Shkodra, në sfidën e Kupës FA, ku skuadra e tij përballej në transfertë me një ekip të Premier Ligës siç është Fullhem.
Vata rreshtohej titullar në këtë takim dhe nuk ka zhgënjyer, teksa në minutën e 33-të të ndeshjes, shënoi një gol spektakolar i cili barazoi përkohësisht shifrat në 1-1.
Sulmuesi shqiptar lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca, të pakapshme për portierin kundërshtar i cili e pa atë të ndalej në rrjetë.