Ndryshimi ne 30-40 per qind i skuadres se vjetshme e ka vene ne veshtiresi trajnerin Josa dhe si rrjedhoje ai dhe skuadra po hasin veshtiresi ne menyren e funksionimit dhe per rrjedhoje ajo ka patur edhe keto oshilacione ne keto javet e para te kampionatit.

I ketij mendimi eshte ish- futbollisti por edhe ish- pjestari i stafit teknik te Vllaznise Safet Osja. Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte ndalur pikerisht tek kjo dukuri kur eshte shprehur:

“Ardhja e disa lojtareve te rinj ka krijuar probleme dhe skuadra do kohe per t’u harmonizuar. Megjithate me kalimin e javeve besoj se gjerat do te vijne duke u rregulluar. Ne fakt nuk eshte normale te marresh pike me ekipe si Kukesi e Tirana dhe te humbesh me Erzenin dhe Egnatian.

Keto qe kane ndodhur e vertetojne me se miri gjendjen jo stabel te skuadres, por jane shume gjera qe duhen rregulluar dhe besoj se me kalimin e javeve, Vllaznia do te ngjitet aty ku duhet, me lojen dhe rezultatet e saj”- ka thene Osja.

I pyetur nderkohe nese Vllaznia rrezikon ne Kupe pas humbjes se djeshme me Flamurtarin, ai eshte shprehur: “Duhet bere shume kujdes. Natyrisht qe Vllaznia nuk duhet ta diskutoje kualifikimin, por ne futboll gjithçka mund te ndodhe prandaj duhet bere kujdes”.

Te plote prononcimin e Safet Osjes dhene per gazeten tone, mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: