Humbja e Vllaznia ne Ballsh ndaj Bylisit ka lene nje pershtypje te keqe ne ambjentin sportiv shkodran e me gjere. Lenia e pikeve ndaj skuadres se vendit te fundit tregon qe shkodranet ende nuk jane aty ku duhet per te synuar titullin kampion. Nderkohe duke folur ne lidhje me kete takim, ish- futbollisti i njohur Saimir Patushi eshte ndalur edhe tek deklarata e trajnerit Brdariç pas ndeshjes qe fajeson fushen e keqe.

Nje deklarate te tille Patushi e ka dhene gjate nje interviste me gazetaren Marinela Matija per kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ku nder te tjera eshte shprehur:

“Une mendoj se ishte nje hap falls i Vllaznise sepse per vete synimet qe ajo ka ne kampionat, duhet t’i marre te gjitha skuadrat njelloj. Me kete dua te them se duhet i njejti vleresim si per Bylisin e vendit te fundit ashtu edhe per Partizani apo dhe skuadrat e tjera, Tirana, Egnatia etj.

Kjo sepse ne fund te nje 90 minuteshi realizohet nje trepikesh te cilin duhet ta kishin marre. Megjithate po ta analizosh 90 minuteshin e ndeshjes ne Ballsh, une them se Vllaznia ka boshlleqe te jashtezakonshme dhe te vjen keq qe ajo nuk po arrin t’i riparoje gjate gjithe ketyre javeve.

Po ashtu, me vjen shume keq per menyren si shprehet trajneri sepse nuk duhet te shprehet ashtu. Nuk mund t’ia lesh fajin fushes kur t’i peson gol shume heret dhe te mos reagosh, kuptohet qe edhe trajneri e ka nje pjese te fajit sepse ne fund te fundit ai duhet ta dije se çfare e pret ne nje fushe si ajo e Ballshit”.

Te plote prononcimin e Saimir Patushit mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: