Eshte vetem 18 vjeç dhe sigurisht qe ka shume rruge perpara. Sajmir Lagja e ka nisur mbare dhe vitin qe shkoi u rendit i 10-ti ne Bote ne peshen e tij ne Kampionatin Boteror U20 ne garat qe u zhvilluan ne Greqi, pikerisht ne diten kur kishte ditelindjen.
Rrjedhoje e ketij suksesi, gazeta “Shkodra Sport” e vleresoi ate me çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022”, çmim qe iu dorezua gjate ceremonise se zhvilluar nga emblema e ketij sporti, Asim Belinovi.
Vete Sajmiri i ka te qarta idete e tij per te ardhmen teksa ne nje rrefim per “Shkodra Sport” shprehet: “Kam 8 vite qe merrem me kete sport, kuptohet duke u mbeshtetur shume nga babai im, qe eshte njekohesisht edhe trajneri im- Artur Lagja.
Suksesi i vitit te kaluar do me motivoje qe te bej edhe me mire ne te ardhmen. Kuptohet qe po punoj fort çdo dite ne stervitje per te arritur ne nivele edhe me te larta. Une i kam te qarta objektivat e mia, dua te fitoj medalje ne Europe.
Te besh sport eshte nje sakrifice e madhe, por kur e ben me deshire dhe pasion si dhe ke mbeshtetjen e njerezve te duhur, keto te japin shtysen e duhur per ta kerkuar deri ne fund suksesin”. Te plote prononcimin e peshengritesit te Vllaznise Sajmir Lagja mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: