Mohamed Salah është gjithmonë spektakolar.

Ai po tregon klasin e tij edhe në ndeshjet e kombëtares së Egjiptit pasi “Mbreti” bëri një veprim të jashtëzakonshëm në ndeshjen miqësore kundër Guineas.

Salah dribloi disa herë portierin i cili zvarritej, ndërsa gjuajtja e tij preku shtyllën ku më pas njëri nga bashkëlojtarët e ktheu në gol.

Kjo ndeshje u zhvillua para Kupës së Afrikës që do të zhvillohet në Egjipt.