Bomberi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në kampionatin austriak me ekipin e Neustadt.
34 vjeçari shkodran ka bërë heroin në sfidën e sotme ndaj FAC Vien teksa ka shënuar golin e fitores në minutën e 6-të të shtesës, duke mbajtur në lojë skuadrën që synon ngjitjen në elitë.
Me fitoren e sotme, Naustadt u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 54 pikëve, 3 me pak se Riedi i vendit të tretë.
Me goli e shënuar sot, Salihi u ngjit në kuotën e 20 golave, duke mbajtur vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.