Dje ka luajtur te paren ndeshje kunder ish- ekipit te saj, Vllaznise. Sara Malaj ne kete takim ka kontribuar per Skenderbeun ne fitoren 3-0 te tij dhe per me teper eshte shpallur pikeshenuesja me e mire e ndeshjes dhe njekohesisht edhe lojtarja me e mire e saj.

Pas perfundimit te takimit, 18 vjeçarja qe luan ne pozicionin 3 dhe qe premton shume per te ardhmen, ka dhene nje interviste per mediat ku eshte shprehur ne kete menyre:

“Me Vllaznine jam rritur, me Vllaznine jam formuar si lojtare dhe ishte pak e veshtire te luaja kunder shoqeve te mia, por normalisht qe duhet me luftu per ekipin tim aktual dhe keshtu bera edhe ne kete ndeshje ku u mundova te jap me te miren per Skenderbeun.

Do kisha dasht shume qe Vllaznia ta merrte veten, por duhet shume pune me talentet e reja, qe aktualisht jane tek ekipi U18, por qe kane nevoje per shume pune dhe stervitje.

Tek Skenderbeu ndjehem shume shume mire dhe ketu ju them me shume sinqeritet qe e kam gjetur veten dhe do te bej me te miren per kete skuader ne menyre qe te arrijme suksesin”. Sara Malaj ka kaluar dy muaj me pare nga Vllaznia tek Skenderbeu dhe ne Korçe ajo shpreson shume qe te fitoje titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/