Drejtori i Akademisë Vllaznia Sead Halilagiç është prezantuar sot edhe përpara trajnerëve dhe stafit të saj dhe njëkohësisht ka dhënë edhe në prononcim për faqen zyrtare të klubit ku shpjegon arsyen e kësaj zgjedhje për të ardhur në Shkodër dhe njëkohësisht qëllimet dhe prioritetet e punës së tij.
“Kam miq që më kanë treguar se te Vllaznia ka disa projekte, të cilat mu dukën interesante. Erdha dhe fola me presidentin dhe drejtorin sportiv. Dëgjova cfarë synimesh kanë për të ardhmen. I dhashë disa nga sugjerimet e mia. Futbolli shqiptar është në rritje e sipër.
Kam bërë një test për lojtarët e Ballkanit dhe kam vënë re se gjenetikisht kanë tipare shumë të rëndësishme për futbollin e sotëm, sic është reagimi shpërthyes. Kam besim se do të kemi shumë lojtarë që do të luajnë në nivele të larta në Europë. Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Vllaznia është klubi më i madh në këtë rajon, kështu që ne do të mund të prodhojmë sa më shumë lojtarë.
Kam shumë ide në mëndje. Kjo është përvoja ime e parë në Shqipëri. Fillimisht do të vëzhgoj se cfarë po ndodh përreth, të shoh si trajnerët punojnë me ekipin. Do të bëj analizat dhe do të flas me to se si do të punojmë në vazhdim”.
Të plotë prononcimin e drejtorit Halilagiç mund ta ndiqni në videon e plotë që gjendet në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: