Te shtunen qe shkoi ka fituar ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist, ate ndaj italianit Simone Brusa ne ringun e Ottobrunn- Munchen te Gjermanise, ne aktivitetin e organizuar nga “Fists of Fire” dhe promotori Mondi Ndou.
Nje fitore ne raundin e trete e cila njekohesisht eshte e shtata per Senad Drinin, boksierin shkodran qe po i ngjit me shpejtesi shkallet ne ranglisten boterore.
Tashme eshte i 127-ti ne mes 1742 boksiereve nga e mbare bota ne peshen super middle. Pas suksesit te fundit ne ringun gjermani, Drini ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej ne kete menyre:
“Ishim pergatitur per kete ndeshje dhe ne fakt ajo na doli ashtu siç e kishim menduar dhe padyshim qe jam i gezuar per fitoren. Kundershtari kete here ishte me i forte se ne sfidat e tjera dhe fakt me erdhi keq qe ndeshja u mbyll pak me heret nga sa e mendoja per shkak te nje keqkuptimi te boksierit kundershtar me arbitrin e ringut.
Une padyshim qe shoh perpara dhe jam duke pritur ndeshjen e rradhes, te cilat padyshim qe do te jene me te forta dhe do me ndihmojne te rritem ne rangun profesionist”.
Te plote prononcimin e boksierit Senad Drini mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: