Sfida “stayhomechallenge”, ku lahen duart dhe më pas merret një letër higjienike dhe mbahet si një top, ka filluar të përhapet më shpejtësi në të gjithë botën.

Emra të njohur në futboll sfidojnë miqtë e tyre, në këtë kohë që shumica ndodhen në shtëpi në këtë moment të vështirë të Koronavirusit.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Dajan Shehi.

22-vjeçari i cili gjithashtu ndodhet në shtëpinë e tij, pasi lan duart merr letrën higjienike dhe nis ta mbajë atë me këmbë, duke iu bashkuar kështu edhe shumë lojtarëve të tjerë që e kanë bërë këtë sfidë.