Ishte parashikuar të ishte thjesht një ndeshje futbolli, por nuk ka përfunduar në këtë mënyrë një përballje në Bullgari.
Baroço dhe Pirin ishte gjysmëfinale për futbollin e femrave bullgar, sfidë që u mbyll me rezultatin 2-1. Takimi degjeneroi në dhunë që mori përmasa të mëdha.
Një konflikt mes lojtares së Pirin me kundërshtaren, bëri që sherri të ishte masiv. Pjesëtarë të stafit dhe lojtaret e tjera ndërhynë për të shuar gjakrat, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
U desh ndërhyrja e uniformave për të qetësuar situatën. Më poshtë shihni pamje nga sherri masiv mes femrave./newsport/