Veleçiku mori dje 1 pikë nga transferta me Besëlidhjen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Katëgorinë e Dytë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të nga Marku për vendasit duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Arsen Banushaj realizoi një supergol nga goditja e dënimit duke vendosur baraspeshën.
Me kete pike te marre, koplikasit kane ruajtur vendin e tyre te peste ne tabelen e renditjes duke qene ne kete menyre brenda objektivit te tyre per te siguruar nje vend ne zonen play-off.