Po mundohet te beje ate po e bejne edhe ekipe te qyteteve me te medha: Te konkurroje denjesisht dhe te perballet si i barabarte me to. Ermir Shimaj dhe “produkti” i tij- Basania per te dytin vit me rradhe po konkurrojne me dinjitet ne kategorine e trete dhe sivjet kane me shume shanse per t’u ngjitur nje kategori me lart, ne te dyten.

Aty ku luajne aktualisht edhe ekipet e qyteteve rreth e qark si Beselidhja e Lezhes, Terbuni i Pukes apo dhe Veleçiku i Malesise se Madhe. Qe te tre keto ekipe financohen me shume te konsiderueshme (mbi 100 milione leke ne vit secili) nga Bashkite e ketyre qyteteve, kurse Basania aktualisht merr ZERO leke nga Bashkia Vau Dejes.

I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, numri 1 i ketij klubi ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Deri tani mbeshtetja e Bashkise ka qene thuajse zero. Por kjo gje ne nuk na ndalon qe te vazhdojme e te japim kontributin tone per sportin sepse futbollin konkretisht e kemi pasion dhe e dashurojme ate, ashtu si dhe vendin tone dhe prandaj gjithçka po bejme, e bejme si nje kontribut dhe si nje sherbim ndaj te rinjve te ketij vendi.

Pjesa e Bashkise pastaj eshte çeshtja e tyre, dojne apo nuk dojne ta shohin. Nese nuk duan, le te mos e shohin sepse ne jemi te vendosur per te vazhduar rrugen tone. Fakti qe ne po tentojme te luajme sezonin e ardhshem ndaj ekipeve qe perfaqesojne qytetet e Lezhes, Pukes dhe Koplikut, te cilet mbeshteten nga Bashkite e tyre me shuma te konsiderueshme, na ben disi te pabarabarte.

Ndoshta drejtuesit e Bashkise Vau Dejes e shohin me nje sy tjeter sportin prej politikave te tjera qe ato ndjekin, por le t’ia leme kohes ta shohim ne vijim. Deri tani kjo ndihme ka qene pothuajse zero, ta shohim ne vijim tani. Une shpresoj qe ta kthejne vemendjen tek sporti.

Vertete ne pamje te pare jemi nje Bashki e vogel, por edhe te kete Zero mbeshtetje per sportin, artin e kulturen, nuk ka aspak kuptim megjithate kjo nuk eshte pjesa qe na perket ne. Ne kete te drejte te ngreme zerin per ate qe mendojme se eshte e drejte dhe nese nuk duan te na degjojne, kjo eshte çeshtje tjeter”./SHKODRA-SPORT.COM/