Vllaznia e femrave ka humbur sot edhe ndeshjen e dyte te turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes ndaj danezeve te Fortunes, kete here me rezultatin 2-0.

Nje humbje qe padyshim ka merzitur te gjithe pjestaret e ekipit shkodran te cilet sidomos ne pjesen e dyte kane zhvilluar nje loje shume te mire duke e vene ne veshtiresi kundershtarin madje ne nje moment, ka goditur edhe shtyllen pingule.

Deri ne minuten e 87-te kur danezet shenuan golin e dyte, loja ka dhuruar emocione. Por ne ate minute, nje vendosje e gabuar ndoshta e mbrojtjes kuqeblu (ka edhe nje dyshim per pozicion jashte loje te sulmueses vendase), ka bere qe portierja Etzel te beje nje nderhyrje te gabuar ndaj lojtares daneze duke shkaktuar 11-metersh.

Ky moment ka sjell edhe golin e dyte qe mbylli ndeshjen, por per portieren amerikane Danielle Etzel ku moment nuk mund te kalohej lehte, ndonese me pritjet e saj ka shpetuar te pakten edhe 3-4 gola te tjere te sigurte.

Megjithate ne fund, ajo nuk e ka pertypur mire gabimin e bere tek penalltia dhe me t’u degjuar vershellima e arbitres se takimit, Danielle ka shperthyer ne lot.

Ka nderhyre menjehere trajneri i portiereve Legata dhe me pas presidenti Matija duke i dhene kurajo dhe inkurajuar per paraqitjen shume te mire qe ajo ka bere. Kjo shihet qarte edhe ne videon e meposhtme:

Lotet e kesaj sportisteje padyshim qe tregojne karakterin e larte te saj por perveç saj, tek Vllaznia ne fund te takimit ka patur edhe lojtare te tjera qe kane nxjerre lot nga deshperimi i ketij eliminimi, ndonese Vllaznia beri histori sivjet me ecurine e saj ne Ligen e Kampioneve te Europes duke u kualifikuar per ne 32-shen e me te mirave te kontinentit.
www.shkodrasport.com