Shkodra ka aplikuar zyrtarisht për qytetin europian te sportit per vitin 2025. Premtimi i kryebashkiakut Beci eshte bere realitet dhe Bashkia qe ai drejton ka dorezuar dosjen perkatese ne institucionet qe japin aprovimin per kete gje. Nje dosje kjo voluminoze qe është përgatitur nga specialistët e sportit në Bashkinë Shkodër dhe ku synohet që projekti të shpallet fitues.
Nga ana tjeter, diten e djeshme kane mberritur ne kryeqendren e Veriut edhe drejtuesit me te larte te AEPS Europe, shoqates qe merret me nje proces te tille, pikerisht presidenti i saj Gianfranco Lupatelli dhe sekretari i pergjitshem Hugo Alonso.
Te shoqeruar nga nenkryetari i Bashkise Shkoder Rudin Beka si dhe presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe zevendesministri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha, ata kane bere nje takim ne Bashki fillimisht dhe me pas kane pare nga afer infraktrukturen e ketij qyteti duke filluar nga stadiumi “Loro Boriçi”, pallati i sportit “Qazim Dervishi” etj.
Me pas kane dhene edhe nje konference per shtyp ku jane shprehur ne lidhje me perfitimet qe do te kete Shkodra dhe sporti shkodran ne rast te aprovimit te tij si “Qyteti Europian i Sportit per vitin 2025”. Nje proces ky qe do te marre nje pergjigje nga një komision i posacëm në Komisionin Europian ku do të shpallet edhe fituesi për qytetin e sportit 2025.